Shkurt.ch

Vajza 8 vjeçe humb jetën në kamp pushimi

Ajo po rrëshqiste tatëpjetë me një “teleferik” të improvizuar  dhe pasi nuk ka mundur të frenonte është përplasur në trungun e një druri

Një vajzë 8 vjeçe ka humbur jetën në një kamp pushimi për fëmijë dhe të rinj në Oetwil an der Limmat, në kantonin e Cyrihut. Kampi organizohet tradicionalisht në pushimin e festës së besimit të krishterë të Rrshajave, nga lëvizja e krishterë Cevi. Vajza që po rrëshqiste tatëpjetë me një “teleferik” të improvizuar nuk ka mundur të frenonte dhe kështu është përplasur në trungun e një druri, duke pësuar plagë të rënda, nga të cilat ajo ka vdekur në spital. Sipas përshkirmit të përgjegjësve të kampit, siguresa e teleferikut nuk ka funksionuar në momentin fatal dhe kjo i ka kushtuar me jetë vajzës tetë vjeçe. “Teleferikun” e kishin vendosur pjesëmarrësit e kampit, në mes të drujve në një largësi prej 30-40 metrash dhe ndodhej në një pjerrësi të madhe.