Kultura
“Uslender Production” nxjerr albumin e dytë
Me albumin e dytë “Zrug im Summer” (Mbrapa, në verë) që ka promovuar ditë më parë, Uslender Production e “lanson” në një mënyrë të veten verën 2013
“Uslender Produktion”, i themeluar nga Granit Dervishaj alias “Baba Uslender” me anëtarin e ri “Mustaf”, ka kohë që nuk janë më vetëm një fenomen i rastësishëm nga YouTube. Tre personat që identifikohen me produksionin në fjalë, “Baba Uslender”, EffE dhe Ensy dgjatë vitit të kaluar kanë bërë mijëra miq në Facebook dhe kanë marrë mbi 5 milionë klikime.
Me albumin debutues “Schwarzi Schoof” (Delja e zezë), që në pjesën më të madhe është bërë nën producentin Gimma, ka zënë vendin e 17 në toplistën e albumeve zvicerane, vetëm përmes shitjes në imunes! Grupi ka pasur paraqitje në televizione të ndryshme si JOIZ, SRF, intervista të shumta nëpër radio dhe paraqitje tjera para medieve.
Baba uslender, EffE dhe Ensy janë bërë magnet për publikun dhe janë vërshuar me reaksione pozitive nga mediet dhe publiku i tyre, shkruan neps.ch. Është ky fillimi i një rrëfimi të suksesit.
Me albumin e dytë “Zrug im Summer” (Mbrapa, në verë) që ka promovuar ditë më parë, Uslender Production e “lanson” në një mënyrë të veten verën 2013, e cila duket se po vonon shumë. Në album janë të përfaqësuar të gjithë anëtarët e grupit, dhe sërish tregohen mjaft kreativë. Mee një përzierje në mes të muzikës HipHop dhe Party-Tunes, me kitara ritmike që vijnë nga anëtari më i ri. Sean Ferrari, grupi po tërheq sërish vëmendjen e publikut.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra