Shëndetësi
Ushtrimet fizike përforcojnë trurin e fëmijëve
Hulumtuesit e Universitetit të Granadas kanë gjetur se të rinjtë që ushtrojnë së paku tri net në javë kanë më shumë përfitime në të lexuar dhe në komunikim verbal
Edukata fiziket duhet të mësohet çdo ditë nëpër shkolla sepse ushtrimet përforcojnë trurin dhe përmirësojnë performancat akademike.
Hulumtuesit e Universitetit të Granadas kanë gjetur se të rinjtë që ushtrojnë së paku tri net në javë kanë më shumë përfitime në të lexuar dhe në komunikim verbal.
“Puna jonë synon t’u përgjigjet pyetjeve si për shembull nëse truri i fëmijëve falë ushtrimeve fizike është më ndryshe se ai i fëmijëve që nuk ushtrojnë dhe nëse kjo ndikon në performancat e tyre akademike”, ka thënë Francisco Ortega nga Instituti për Sport dhe Shëndet në këtë universitet. “Përgjigja është e shkurtër dhe e fuqishme: Po, fituesi fizik në fëmijë është i lidhur direkt me ndryshimet e rëndësishme në strukturën e trurit dhe këto ndryshime ndikojnë në performancën akademike të fëmijëve”.
Hulumtuesit studiuan më shumë se 100 fëmijë mbipeshë dhe obezë mes moshave tetë dhe 11. Gjysma e tyre u kërkuar të merrnin pjesë në ushtrime kardiovaskulare për 90 minuta, së paku tri ditë në javë, transmeton Albinfo.ch.
Niveli i tyre i fitnesit u mat dhe u incizua volumi i trurit të tyre në fillim të eksperimentit dhe në fund të tij. Ekipi gjeti se sa më shumë ushtrime, truri ndryshonte në disa pjesë. Sa më shumë ushtrime, kishte më shumë ndryshime. Në krahasim me këtë, nuk pati asnjë ndryshim te gjysma tjetër e ekipit që nuk bënte ushtrime.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?