Lajme

Ushtria zvicerane raporton 96 armë të zhdukura në vitin 2022

Armët e zhdukura janë kryesisht pushkë automatike 90, që, në vitin 2022 ishin 82 të tilla. Pjesa tjetër, ishin pistoleta

96 armë i janë raportuar si të zhdukura ushtrisë zvicerane vitin e kaluar.
Humbjet e armëve ishin pothuajse të njejta me atp nga viti 2021 dhe brenda intervalit të luhatjeve të viteve të mëparshme, transmeton albinfo.ch.

Janë gjetur ndërkohë 20 armë të ushtrisë, të humbura më parë

Zëdhënësi i ushtrisë Stefan Hofer ka thënë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA se 95 armë ishin raportuar të vjedhura dhe një nga armët e humbura ishte shkatërruar në një zjarr. Si armët e zhdukura ashtu edhe ato të gjetura janë kryesisht pushkë automatike 90, në vitin 2022 ishin 82 të tilla. 14 armët tjera të zhdukura, ishin pistoleta.

Shumica e armëve që janë rishfaqur u gjetën në banesat e atyre që kishin raportuar humbjen ose te qiramarrësit e tyre të radhës, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, gjatë hetimeve policia ka sekuestruar edhe disa armë.

Arsyet e rritjes së numrit të armëve të zjarrit të humbura në dy vitet e fundit krahasuar me vitin 2020, kur ishin vetëm 70, nuk mund të përcaktohen me siguri, tha zëdhënësi i ushtrisë. Është e mundur që kjo të ketë të bëjë me rritjen e përtërirë të lëvizshmërisë pas pandemisë së koronës dhe që shifrat të jenë afruar sërish me ato të 2019-ës.

Megjithatë, si numri i armëve të zhdukura ashtu edhe ai i armëve të gjetura korrespondojnë me mesataren e pesë viteve të fundit.