Kriza në Ukrainë

Ushtria ukrainase zbraps forcat ruse

Forcat ruse janë tërhequr nga disa qyteza kyçe në lindje të Ukrainës, teksa forcat ukrainase shënojnë përparim në kundërofensivën e tyre.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se trupat ushtarake kanë hyrë në Kupiansk, një zonë e rëndësishme për forcat ruse për furnizim, pas luftës që kanë nisur në Ukrainë në fund të muajit shkurt.

Forcat speciale ukrainase kanë publikuar fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shihen ushtarët në qytezë, transmetom rel, përcjell Albinfo.ch.

Ky përparim mund të konsiderohet ndër më të rëndësishmit prej kur Rusia ka tërhequr trupat nga rajoni i Kievit në muajin prill.

Nëse konfirmohet, kjo fitore mund të përdoret si shenjë që ushtria ukrainase mund të kthejë mbrapsht territorin e pushtuar nga Rusia, me ndihmën e armëve që po ia siguron Perëndimi.

Ndaras, Ministria ruse e Mbrojtjes u ka thënë mediave shtetërore se trupat e saj janë tërhequr nga zona rreth qytezës Izjum për t’u “rigrupuar”.