Shqipëria

Ushtria shqiptare shpëton gruan e sëmurë

Pas 3 orësh ecje në këmbë, Forcat e Armatosura të Ushtrisë së Shqipërisë kanë shpëtuar një grua të sëmurë, nënë e dy fëmijëve në fshatin Tejdrinë të Kukësit. Ushtria mori këtë aksion pasi familja ishte bllokuar nga bora. Aksionin e ushtrisë e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama.
“Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, ka shkruar Rama