Kosova

Ushtria i bën bashkë pozitën dhe opozitën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që këtë të enjte të mbahet seanca e radhës ku në rendin e ditës janë 44 pika, e në mesin e tyre edhe shqyrtimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se do të kryejë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët, duke u shprehur i bindur që brenda këtij viti Kosova do të bëhet me ushtri. Veseli tha se e gjithë kjo do të arrihet me mbështetjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, përcjell albinfo.ch.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se në LDK-ja do të marrë pjesë në seancën e thirrur për të enjten ngase, tha ka ligje me rëndësi që kanë të bëjnë me shndërrimin e FSK në ushtri.

E Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje konfirmoi qëndrimin e kësaj partie se do të jenë në seancën e së enjtes që ka të bëjë me FSK-në. “Por, ne shprehim shqetësimet ku pati kërkesa që kjo pako të shtyhet sepse nuk ka buxhet. Tek tash e kanë kuptuar se nuk kanë buxhet për avancimin e FSK-së, por ne insistuam që të jetë në seancë”, ka thënë Haxhiu.