Bota

Ushtria gjermane me probleme të mëdha

Pakënaqësitë në personelin ushtarak të Gjermanisë për pajisje janë shtuar gramatikisht së fundmi, duke rrezikuar gatishmërinë për luftime, sipas një raporti të ri.

Asnjë nëndetëse e as aeroplan i madh i transportit nuk ishte në dispozicion për ndonjë zhvillim në fund të vitit të shkuar, thuhet në këtë raport.

Po ashtu theksohet se dështimi i planifikimit dhe lidershipit ka përkeqësuar problemet ekzistuese në ushtri.

Raporti u publikua nga Komisioneri parlamentar për ushtrinë, Hans-Peter Bartels.

“Gatishmëria e ushtrisë për zhvillim nuk është përmirësuar në vitet e fundit, por madje është përkeqësuar. Në fund të vitit, gjashtë nga gjashtë nëndetëset nuk u përdorën. Në ndërkohë, asnjë nga 14 Airbus A-400M nuk fluturoi”, ka thënë ai, transmeton Albinfo.ch.

Edhe kushtet e aeroplanëve luftarakë, tankeve, helikopterëve dhe anijeve vlerësohen si shumë të rënda.  Raporti shpjegon se ka “hapësira të mëdha” të lëna bosh në ushtrinë gjermane.

Aty thuhet se ka mijëra pozita të lëna të zbrazëta.

Gjermania shpenzoi 37 miliardë euro më 2017 për mbrojtje, rreth 1.2 për qind e GDP-së, bindshëm më pak se caku i NATO-s që është 2 për qind.