Shqipëria

Ushtria amerikane stërvitet në Shqipëri (FOTO)

“Tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre, pjesë e njësisë së operacioneve speciale"

“Tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre, pjesë e njësisë së operacioneve speciale amerikane në Evropë, përdorën këto ditë për qëllime stërvitore në infrastrukturën dhe hapësirën tonë ajrore, e cila pritet të përmirësohet ndjeshëm me investimin në Bazën Ajrore të Kuçovës, përcjell albinfo.ch.

Ministrja Xhaçka shtoi se prania e SHBA-së me një artileri të tillë është një dëshmi e vëmendjes së SHBA-së për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

“Prania e avionëve të përmasave të tilla të ushtrisë amerikane është dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar të SHBA-së ndaj Shqipërisë, vëmendje që vitet e fundit është konkretizuar me modernizimin e FA dhe trajnimin e ushtarakëve tanë”.

E para e Mbrojtjes tutje tha se një grup i pilotëve po stërvitet në Amerikë për përdorimin e helikopterëve “Black Hawk”.

“Ndërkohë që njësia e operacioneve speciale amerikane zgjedh Shqipërinë si vendin e duhur për stërvitjen e tyre, në anën tjetër të oqeanit, një grup pilotësh të Forcës sonë Ajrore po stërviten për përdorimin e helikopterëve Black Hawk.”

Ajo ka falënderuar popullin amerikan për ndihmën e dhënë Shqipërisë.

“Falënderoj Qeverinë amerikane dhe taksapaguesit amerikanë për kontributin në rritje dhe vëmendjen gjithnjë e më të madhe ndaj hapave të sigurt që vendi ynë po hedh në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes”.