Bota
Ushtria amerikane do të rrisë numrin e trupave në Gjermani
Ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke rritur prezencën e saj në Evropë, duke shtuar 1,500 trupa shtesë në kuadër të forcave të saj në Gjermani, transmeton AP.
Ushtria ka thënë të premten se trupat e reja pritet që disa aktivitete të nisin këtë vit, derisa trupat ushtarake me familjet e tyre duhet të vendosen në jug të Gjermanisë deri në shtator të vitit 2020, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell, ka thënë se ata do të rrisin numrin e trupave, pavarësisht se tani janë 33,000 të tillë në Gjermani për të treguar se SHBA-ja është “e vendosur në fuqizimin e aleancës transatlantike dhe premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të rritur kapacitetet amerikane të mbrojtjes nënkupton aleancë më të fuqishme sot”.
Në kuadër të këtyre njësiteve përfshihen një brigadë e artilerisë, dhe dy sisteme të raketave në Grafenwoehr, një batalion i mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër në Ansbach dhe disa sisteme tjera në Hohenfels dhe Baumholder.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut