Shkurt.ch

Ushtarët gjermanë “luajnë” me fëmijët luftën e Kosovës

Fëmijët mysafirë, nën drejtimin e ushtarëve kanë gjuajtur me pushkë ushtrimore në drejtim të maketeve të shtëpive të vogla prej druri

Në një kazermë ushtarake në Reichenhall të Gjermanisë, gjatë një dite të hapur për vizitorë, më 28 maj, janë inskenuar pamje dhe “lojëra” që imitonin luftën në Kosovë. E gjithë kjo nën praninë dhe mbikëqyrjen e ofidcerëve të Bundesverit!

Por, pasi çështja u bë publike, udhëheqja e ushtrisë gjermane ka filluar hetimet, raporton televizioni NTV dhe gazetat “TZ”, “Münchner Merkur”  etj.

 

Gjatë kësaj “dite të dyerve të hapura”, fëmijët mysafirë, nën drejtimin e ushtarëve malorë kanë gjuajtur me pushkë ushtrimore në drejtim të maketeve të shtëpive të vogla prej druri. Ushtarët kanë improvizuar pamjen e Mitrovicës, qytetit i cili, siç shkruajnë mediet gjermane ka qenë arenë e konflikteve të përgjakshme gjatë Luftës së Dytë Botërore por edhe nga viti 1999, me pjesëmarrjen e trupave të KFOR-it. Në mesin e këtyre të fundit, pjesëmarrëse ka qenë edhe brigada e 23-të e malorëve nga Bad Reichenhall.

 

Komanda Supreme e Bundesverit kritikon këtë ngjarje. Me këtë rast një zëdhënës i saj ka thënë se “ndaj përgjegjësve të kësaj ndodhie do të zhvillohen procedura  juridike dhe disiplinore”. 

 

Sipas tij, me këto “lojëra” përveç aspektit moral janë shkelur edhe rregullat e qarta bazë që janë të vlefshme brenda ushtrisë gjermane. “Njerëzit nën moshën 18 vjeçare, nuk kanë të drejtë që në asnjë rrethanë të marrin në dorë armë në hapësirat që kontrollon Bundesveri.