Kosova
Ushtarët e Kosovës do të dislokohen në Irak e Afganistan
Komandanti i FSK-së, gjenrallejtënant Rrahman Rama, ka bërë të ditur se më 2021 Ushtria e Kosovës për herë të parë do të jetë në mision ushtarak bashkë me ushtrinë amerikane.
Ai ka theksuar se një kompani e Ushtrisë së Kosovës do të jetë në mision qoftë në Irak apo Afganistan, dhe kjo do të jetë një arritur e madhe e Ushtrisë së Kosovës.
“E them me bindje të plotë që ushtarët e Kosovës, bashkë me Gardën Nacionale të Ajovës, do të jenë në këto vende për misione ushtarake”, ka deklaruar Rama në RTK.
Sa u përket ankesave që ka pasur parregullsi në konkursin për kadetë të ushtrisë, ai ka thënë se gjithçka ka qenë në monitoruar me kamera dhe secili që është ankuar e ka parë testin dhe gjithçka që ka ndodhur në atë periudhë. Komandanti i FSK-së ka theksuar se dekretimi i strukturës ushtarake nga presidenti është faza e parë e ndryshimeve strukturore që parashihen me ligj.
“Bashkëpunimi me NATO-n dhe partnerët strategjikë vetëm është rritur. Kemi aq shumë përkrahje dhe aq shumë oferta, sa nganjëherë nuk kemi kënd ta dërgojmë. Jemi në proces të disa kontratave dhe është sigurt që do të kemi armatim të sofistikuar, siç e kanë vendet e NATO-s”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë