Kosova
Ushtarët e FSK-së parakalojnë në kazermën’ Adem Jashari’ nis Epopeja e UÇK-së
Kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë parakaluar në kazermën ‘Adem Jashari’ në Rishtinë duke nisur kështu edhe shënimins Epopesë së UCK-së, për nder të së cilës mbahen aktivitete më 5,6 dhe 7 mars.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova është e pavarur dhe ashtu do të jetë gjithmonë
“Sot jemi mbledhur për të përkujtuar 25 vjetorin e një ngjarjeje që ndryshoi rrjedhën e historisë, një ngjarje që i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull që e do dhe e meriton lirinë, sidomos kur në krye të tij ka patriotë të devotshëm e trima sikurse komandanti legjendar, Adem Jashari me familjen e tij, por edhe vajza e djem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ajo.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se Serbia fashiste e Millosheviqit, kishte menduar atë kohë gabimisht që duke vrarë Ademin dhe Hamzën, mund ta shuante UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë për çlirimin e Kosovës.
“Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, anëtarët e familjes Jashari rezistuan në vendlindjen e tyre, aty ku ndër breza kishin mësuar ta donin atdheun dhe ku ishin edukuar të luftonin për lirinë e tij edhe me jetë. Në familjen e Shaban Jasharit në Prekaz, u luftua për tre ditë rresht, nën një rrethim të blinduar nga disa mijëra trupa policore të Serbisë, që me makineri ushtarake në përmasa frontale, qëlluan me predha dhe bombarduan në ritme shumë intensive mbi shtëpitë e Shabanit, duke vrarë gjithsej 59 njerëz”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje