Kosova

Ushtarë të rinj amerikanë nisen për në Kosovë

Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë do t’i bashkohen ushtarët e rinj.

NATO-s do t’i bashkohen ushtarët e rinj, e ka bërë të ditur misioni i NATO-s nëpërmjet një postimi Twitter.

Derisa kanë bërë njoftimin për këtë, është shkruar edhe se NATO do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të qetë në Kosovë.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision! Trupat i kanë përfunduar përgatitjet në Iowa, SHBA, dhe do të largohen për të marrë pjesë në një angazhim paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. NATO/KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të qetë për Kosovën”, shkruhet në postim.