Kosova
Ushqimet shqiptare, pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit
Sot është publikuar një video promovuese “Gastronomia shqiptare, tipike dhe unike"
Është bërë e ditur se gastronomia shqiptare tashmë është pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit. Fushata e promovimit on line të kulinarisë nga Organizata Botërore e Turizmit ka nisur në muajin prill, ndërkohë që vendet po përballen me situatën e izolimit të shkaktuar nga koronavirusi. Kulinaria shqiptare me identitetin e saj përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit që duhet zhvilluar dhe promovuar, përcjell albinfo.ch.
Sot është publikuar një video promovuese nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi; “Gastronomia shqiptare tipike dhe unike, vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare”, shkruan ministri.
Fushata e promovimit on line të kulinarisë nga Organizata Botërore e Turizmit ka nisur në muajin prill, ndërkohë që vendet po përballen me situatën e izolimit të shkaktuar nga koronavirusi. Kulinaria shqiptare me identitetin e saj përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit që duhet zhvilluar dhe promovuar.
Turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë, ushqimet tona tradicionale i pëlqejnë shumë dhe janë një ndër gjërat e para në listën e të preferuarave prej tyre nga Shqipëria përveç bukurive natyrore.
Kuzhina tradicionale shqiptare ka një shumëllojshmëri shijesh dhe ka një menu mesdhetare ku nuk mungojnë bulmetrat, vaji i ullirit, prodhimet e tokës dhe ato të detit.
Shqipëria aderon në Organizatën Botërore të Gastronomisë nga viti 1993.
Trendi për të bërë gastronominë turizëm botëror ka nisur më 2004./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/547968996122436/
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












