Lajme
Ursula vor der Leyen, nën hetim për vaksinat anti-Covid
Telashe në horizont po duken për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Prokurorët e lartë europianë po hetojnë negociatat e saj për blerjen e vaksinave anti-COVID me drejtuesin e kompanisë Pfizer. Këtë e raporton media e njohur Politico, që citon një zëdhënës nga zyra e prokurorisë, e cila sqaron se po shqyrtohen dyshimet nëse janë bërë shkelje kriminale.
Në fakt, hetimi është një vazhdim i një investigimi të bërë nga prokurorët e Belgjikës ndaj Von der Leyen për “ndërhyrje në funksionet publike, shkatërrim të SMS-ve, korrupsion dhe konflikt interesi”, sipas dokumenteve të siguruara nga Politico.
Çështja e pagëzuar me emrin “Pfizergate”, për blerjen më të madhe të vaksinave për pandeminë koronavirus, është ngritur vitin e kaluar nga politikani belg Frederic Baldan, që më pas mori mbështetjen e qeverisë së Polonisë dhe Hungarisë. Në qendër janë mesazhet e shkëmbyera mes Von der Leyen dhe kreut të Pfizer, Alber Bourla, të raportuara së pari nga media amerikane New York Times, përmes së cilave dyshohet se janë përcaktuar kushtet e marrëveshjes, që ende mbahen sekret.
Prokurorët europianë që po hetojnë marrëveshjen me vlerë mbi 20 miliardë euro për krime financiare, në teori mund të sekuestrojnë telefona dhe materiale të tjera nga zyrat e Komisionit Europian, apo kudo në Europë, përfshirë vendlindjen e Von der Leyen. Ky zhvillim vjen në një moment kur shefja e KE-së po kërkon një mandat të dytë.
Marrëveshja mes Brukselit dhe Pfizer është arritur në mes të pandemisë në vitin 2021 dhe është parë si një triumf i madhe për politikanen gjermane, por polemikat nuk kanë munguar gjatë këtyre viteve, me raportime të shumta që sugjerojnë se vitin e kaluar janë shpërdoruar doza vaksinash me vlerë 4 miliardë euro.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










