Lifestyle

Urimi i veçantë i Dua Lipës për 8 Mars

Dua Lipa, këngëtarja kosovare me famë botërore, ka uruar në mënyrë të veçantë 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Për këtë ditë ajo ka postuar disa fotografi të nënës, motrës, familjareve e mikeshave për t’ia treguar fansave disa prej “supergrave në jetën e saj”.

“Pa to nuk do të isha në gjendje të bëja asgjë. Ju dua të gjithave dhe uroj të kisha më shumë fotografi të tregoja se sa të mrekullueshme, të mahnitshme, të sjellshme, përkrahëse e inspiruese jeni të gjitha. Ju dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo në Instagram, transmeton Albinfo.ch.