Feja
Urimi i imamëve shqiptarë në Zvicër për festën e Bajramit
Në emër të Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve myslimanë shfrytëzojmë nga rasti t’ua urojmë festën e Kurban Bajramit.
Festa e Kurban Bajramit është ndër festat më të rëndësishme në islam, e cila karakterizohet me sakrificën (therjen e kurbanit), qëndrimin e haxhilerëve në luginën e Arafatit, sjelljen rreth Qabes, ecjen mes dy kodrinave në Safa dhe Merva, veprime që kërkojnë angazhim dhe përpjekje për të fituar mëshirën e Zotit, Krijuesit të Universit.
Është ditë në të cilën vijnë në shprehje ngrohtësia shpirtërore, zemërgjerësia, bujaria dhe shpirti fisnik. Sot më tepër se kurrë duhet të ndihmohen skamnorët, medresetë islame, jetimët dhe të sëmurët.
Forcimi i lidhjeve familjare, mbizotërimi i ndjenjave të humanizmit, dashurisë dhe altruizmit duhet të jenë më të theksuara gjatë këtyre ditëve, duke u lutur gjithmonë që ndër shqiptarët të dominojë dashuria, respekti, paqja dhe harmonia.
Të duam fenë dhe kombin, të respektojmë të tjerët, të ndihmojmë refugjatët, janë këto virtyte që i posedojnë popujt e suksesshëm dhe bujarë.
Lusim Allahun e Plotfuqishëm që t’ju dhurojë mirësi, paqe dhe dashuri.
Urime dhe me fat festa e Kurban Bajramit!
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër
Kryetar, Nehat Ismaili
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës