Lajme
Urim Avdyli, menaxher në një ndër firmat më të mëdha botërore, “MAN”
Menaxher i suksesshëm në firmën „MAN Truck & Bus“
Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar poste të mira pune. Gjermania pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe.
Arritjeve të shqiptarëve në Gjermani pa dyshim i shtohet edhe Urim Avdyli, një menaxher i suksesshëm në një ndër „top“ firmat më të mëdha botërore „MAN Truck & Bus“, shkruan albinfo.ch.
Me punë e angazhim individual, çdokund në botë mund të dalin ekonomistë e menaxherë të mirë, ajo që ndodhi me kosovarin nga Gjermania dhe me rezultatet e tij nuk ishin të rastësishme. Ato realisht ishin fryt i punës së vazhdueshme, sistematike e konsistente të një menaxheri të përkushtuar, siç është Urim Avdyli.
Nga Kosova e trazuar, për t‘u bërë një emër suksesi në Gjermani
Urim Avdyli ka një biografi interesante. Ai është me prejardhje nga Ferizaj, ku përfundoi shkollën fillore dhe atë të mesme. Në vitin 1998, kur ai ishte 19 vjeç, Kosova po përballej me një situatë jo të mirë dhe jostabile. Si shumë shqiptarë, edhe Urimi, së bashku me familjen mori rrugën për „gurbet“ dhe tani më shumë se 23 vjet jeton dhe vepron aty.
Vlen të theksohet se Gjermania ishte destinacioni i parë dhe i vetëm i tij i jetesës, deri më tani.
„Në vitin 1998, kur isha në moshën 19-vjeçare, erdha këtu në Gjermani, pikërisht në München, ku edhe sot jetoj dhe bëra më shumë se 23 vjet mërgim“, shprehet ai për albinfo.ch.
Për çdo shqiptar, reliteti i vendlindjes me atë të Gjermanisë ishte ndryshe. Përshtatja, ambienti, gjuha, shoqëria, kultura dhe punësimi kanë qenë disa nga sfidat, të cilat pothuajse çdo mërgimtar i ka përjetuar në fillmet e veta në mërgim.
Njëjtë ka ndodhur edhe më Urimin, për të fillimi ishte i vështirë, sepse nuk kishte njohuri rreth gjuhës, por dëshira dhe vullneti i tij ishin më të mëdha se sfidat që ai kishte para vetes në atë kohë.
„Fillimi ishte shumë i vështirë, nuk kam ditur as gjuhën, mirëpo vendosa se pari të vizitoj kursin e gjuhës gjermane, që zgjati gjashtë muaj, pastaj fillova të komunikoj me njerëzit dhe fillova të adaptohem e t’i përshtatem jetës gjermane, por, në të vërtetë, fillimi ishte i vështirë në të gjitha aspektet e jetës“, tha ai.
Gjermania i ndihmoi në formimin intelektual dhe profesional
Urimi ka 23 vjet që jeton në Gjermani. Fillimisht ai punoi në firmën amerikane „Lagarist“, për 10 vjet me radhë. Punonte për firmën „Viking“, e cila pas një kohe u transferua në qytetin e Frankfurtit. Kjo bëri që Urimi të konkurrojë në firmën „MAN Truck & Bus“, ku edhe sot vazhdon të punojë.
„Fillimisht fillova punën me një firmë amerikane si „Lagarist“. Aty punova gati 10 vjet dhe pasi firma „Viking“ u transferua në Frankfurt, duke qenë se udhëtimi u bë shumë i largët, më dha shkas që të konkurroj te firma „MAN Truck & Bus“, ku edhe u pranova dhe sot punoj po në këtë firmë“, tregoi ai.
Duke qenë se Urimi tregonte rezultate të mira dhe kulturë pune, për pak vjet mori postin e nënkryetarit të sindikatës së punëtorëve.
Duhet theksuar se në të njëjtën kohë ai edhe po studionte për „Inxhinieri makinerie“. Gjithashtu përfundoi me suksese edhe shumë seminare dhe trajnime pune, që i shërbyen për formimin e tij intelekual dhe etik të punës.
„Mbas një viti pune në firmën „MAN Truck & Bus“, u zgjodha nënkryetar i sindikatës së punëtorëve, ku dhe punova tre vjet në këtë fushë. Vlen ta theksoj se këtu vazhdova studimet edhe si „Inxhinier i Makinerisë“ si dhe bëra shumë seminare dhe trajnime për t‘i pasuruar njohuritë edhe më tej rreth firmës dhe punës“, shprehet Urim Avdyli.
Menaxher i suksesshëm në firmën „MAN Truck & Bus“
Fimra „MAN Truck & Bus“ është ndër „top 10“ firmat më të mëdha në botë, për prodhimin e makinerive, kamionëve, autbusëve, minibusëve etj. Kjo firmë u themelua në vitin 1758 në München dhe tani ka mbi 36.000 punëtorë.
Pa dyshim se të jesh menaxher i mirë në një kompani me diapazan të madh prodhimi, është një përgjegjësi e madhe karshi punës, aftësisë dhe menaxhimit efektiv.
Urimi njihet si zhvillues i strategjive dhe ideve, duke shërbyer në motivimin e anëtarëve të grupit për realizimin e qëllimeve të vendosura të firmës, në mënyrën më të mirë.
„Ka 5 vjet që punoj si menaxher në firmën „MAN Truck & Bus“. Tani jam menaxher i sektorit për paketimin e pajisjeve për kamionë dhe autobus. Dua të theksoj se të gjithë punëtorët në sektorin tim janë me aftësi të kufizuara. Ata bëjnë paketimin e pajisjeve, kryesisht punë të lehta, por që puna me ta është relativisht e vështirë, sepse kanë probleme të ndryshme dhe gjatë gjithë kohës, përveç obigimeve të menaxhimit, kam edhe pjesën e motivimt për ta, që të mos dorëzohen asnjëherë, pavarësisht aftësive të kufizuara, sepse në fund të fundit, jemi të gjithë të barabartë“, thotë Urimi.
Sektori në të cilin punon menaxheri kosovar nga Ferizaj ka 100 punëtorë dhe detyra e tij është rregullimi i bilancit, të hyrat dhe daljet, përfundimi i punës nën afatet e caktuara kohore, organizimi i planeve ditore dhe javore, pushimet etj.
Vlen të theksohet se firma „MAN Truck & Bus“ në vitin 2019 kishte 11.1 miliardë euro në buxhetin vjetor.
Kosova, vendi ku zemra „rreh“ ndryshe
Urimi është shumë i lidhur me Kosovën, ai tregon se zemra i rreh ndryshe kur prek tokën e Kosovës, ku atje jetojnë edhe shumë familjarë të tij, duke e bërë një lidhje të ngrohtë me ta.
Pothuajse çdo vit ai viziton disa herë Kosovën, pasi është i lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me vendlindjen e tij, në veçanti me qytetin e Ferizajt.
„Edhe pse tani kam kaluar më shumë vjet në Gjermani se sa në vendlindje, zemra më rreh ndryshe për Kosovën dhe kam shumë mall për të, pavarësisht se udhëtoj shumë shpesh, minimumi 5 deri në 6 herë në vit, por prapëseprapë nuk ngopem dhe më duket pak“, përfundon Urimi. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?