Bota
Uragani Irma do të jetë “shkatërrues” për Amerikën
Uragani Irma tashmë ka lënë gjurmët e shkatërrimit në Karaibe, duke prekur rreth 1.2 milionë banorë. Së paku 20 njerëz mësohet se kanë vdekur.
Uragani Irma do të “shkatërrojë” Floridën apo shtetet tjera fqinje, ka njoftuar Agjencia Federale e Emergjencës në SHBA.
Sipas kësaj agjencie, pjesë të Floridës do të jenë pa rrymë për disa ditë. Gjysmëmilioni banorëve iu është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Uragani Irma tashmë ka lënë gjurmët e shkatërrimit në Karaibe, duke prekur rreth 1.2 milionë banorë.
Së paku 20 njerëz mësohet se kanë vdekur.
Ky uragan tani është në kategorinë e katërt të stuhive, por zyrtarët paralajmërojnë se ai mbetet “ekstremisht i rrezikshëm”.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA ka thënë se Irma pritet të ketë shpejtësi të erës prej 270 kilometra për orë gjatë fundjavës, kur të godasë Floridën.
“Uragani Irma vazhdon të jetë një kërcënim që do të shkretojë Shtetet e Bashkuara në Florida apo në shtetet në juglindje”, ka thënë Brock Long, shefi i Agjencisë së Emergjencës. “Të gjitha shtetet në juglindje zgjohuni dhe kini vëmendjen”.
Ndërkohë, guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka thënë se të gjithë qytetarët e këtij shteti duhet të jenë të gatshëm për evakuim.
“Koha po ecën. Nëse jeni në zonën e evakuimit, duhet të largoheni tani. Mos harroni, ne mund të rindërtojmë shtëpitë tuaja, ne mund të rindërtojmë jetët tuaja”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit