Lajme
“Universum Academy Switzerland” nderon Irma Kurtin me “Çmimi i Karrierës 2023”
Poetës shqiptare, Irma Kurti i është akorduar “Çmimi i Karrierës 2023” nga Universum Academy Switzerland 2023.
Irma Kurti është nderuar me 60 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali dhe në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi edhe “Universum Academy Switzerland” ndau një çmim shumë të rëndësishëm “Career Award 2023”, apo “Çmimi i Karrierës 2023”.
Çmimi i’u dorëzua për nderimin që i ka bërë gjuhës dhe kulturës italiane e shqipe në botë si dhe për meritat në biografinë personale, transmeton tutje albinfo.ch.
Lajmin për këtë çmim e ka bërë të ditur vet Irma Kurti në rrjetin e saj social.
Kujtojmë se Universum Academy Switzerland është themeluar në Bellinzona (Zvicër) në vitin 1990 nga Dr. Valerio Giovanni Ruberto, President aktual Federal dhe zhvillon veprimtarinë e saj jofitimprurëse, në mënyrë apolitike dhe jopartiake duke respektuar të gjitha shprehjet dhe liritë fetare.
Vlen të theksohet se Universum Academy Switzerland përfaqësohet me 23 ambasada në botë. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












