Lajme
Universiteti i Vjenës ua ndalon studimet të pavaksinuarve
Studentët që nuk kanë një certifikatë të vlefshme 2G, nuk do të mund të ndjekin studimet nga semestri i ardhshëm, raporton albinfo.at
Pas Universitetit të Klagenfurtit, shembullin e ndjek edhe Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës. Në Kärntner, që nga nëntori, nuk mund të studiojnë personat që nuk janë të vaksinuar apo të shëruar. Tani ky rregull do të futet edhe në universitetin e gjashtë më të madh në Austri. Sipas gazetës “Standard”, “WU”(Universiteti i Ekonomisë) që nga semestri i ardhshëm i verës do të zbatojë rregullin 2G.
Kjo rregullore do të zbatohet si për stafin arsimor, ashtu edhe për studentët. Rektori i Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Vjenës, Edeltraud Hanappi-Egger, ka shpjeguar se WU, si një “institucion shkencor” e sheh të natyrshme zbatimin e një ligji, siç është vaksinimi i detyrueshëm. Përveç kësaj, ata duan t’i japin fund mësimit në distancë.
“Nga semestri veror, të gjitha lëndët dhe provimet do të zhvillohen me prezencën e studentëve në sallë, kështu që nuk do të mund të kryhen studimet duke aplikuar metodën online”, shtoi rektori, përcjell albinfo.at. Kjo do të thotë se studentët që nuk kanë një certifikatë të vlefshme 2G, nuk do të mund të ndjekin studimet nga semestri i ardhshëm.
Më shumë se 90 për qind të vaksinuar
Nuk dihet se sa persona të pavaksinuar preken nga rregullorja 2G në WU. Megjithatë, studimet tregojnë një shkallë shumë të lartë vaksinimi midis studentëve (mbi 90 për qind) dhe punonjësve të universitetit (97 për qind). Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse infeksionet në universitete janë në shkallë të vogël.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit