Shqipëria

Universiteti i Tiranës dhe ai i Lozanës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Përmes projektit zviceran “RisiAlbana”, Universiteti i Tiranës dhe ai i Lozanës në Zvicër, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, shkruan albinfo.ch.

Përmes këtij bashkëpunimi, synohet që FSHS në Tiranë të bëhet një lloj qendër ekspozite, duke përmirësuar programin Master, hulumtimin shkencor dhe duke zhvilluar mjete për këshilltarët e karrierës.

“Këshillimi mbi karrierën fillon në shkolla. Ja përse përmes projektit zviceran RISIAlbania Fakultetet e Shkencave Sociale të Universitetit të Lozanës dhe Universitetit të Tiranës nënshkruan një memorandum mirëkuptimi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.