Lajme

Universiteti i Cyrihut, zbulim të rëndësishëm në luftën ndaj kancerit

Politekniku Federal, ETH Cyrih, thotë se ka bërë një zbulim se si të drejtohet një ilaç në pjesën e prekur të trupit – duke anashkaluar zonat që nuk nevojiten.

Mund të revolucionarizojë trajtimin e kancerit, duke reduktuar efektet anësore.

Studiuesit thonë se mund të përdorin mikrogrimca të lidhura me ilaçin dhe më pas ta drejtojnë atë me ultratinguj.

Eksperimentet në laborator kanë vërtetuar konceptin me ilaçet kundër kancerit dhe eksperimentet në minj kanë treguar se ai mund të kontrollohet.

Nevojiten studime të mëtejshme përpara se teknologjia të përdoret për njerëzit, transmeton albinfo.ch.