Lajme

Universiteti ETH për herë të parë në historinë e tij pushon nga puna një profesoreshë

Pas një periudhe të gjatë shqyrtimesh dhe vërejtjesh, Këshilli i ETH ka ardhur më 11 korrik në përfundimin se akuzat e bëra për profesoreshën e astrofizikës kanë qenë të arsyeshme

Universiteti Teknik i Cyrihut, ETH, ka pushuar nga puna një profesoreshë të astrofizikës. Është hera e parë në historinë 164-vjeçare të ekzistimit të këtij universiteti, që pushohet nga puna një profersor/profesoreshë, shkruan agjencia e lajmeve e Zvicrës, SDA.

Profesoresha Marcella Carollo ka qenë udhëheqëse e Institutit për Astronomi në kuadër të këtij universiteti, institut që ndërkohë është mbyllur, pikërisht për shkak të profesoreshës në fjalë.

Për shkak të mënyrës së sjelljes së saj në raport me doktorantët dhe të tjerët, që nga viti 2017 ishte kërkuar shkarkimi i saj nga pozita që mbante, transmeton albinfo.ch. Pas një periudhe të gjatë shqyrtimesh dhe vërejtjesh, Këshilli i ETH ka ardhur më 11 korrik në përfundimin se akuzat e bëra për profesoreshën në fjalë kanë qenë të arsyeshme.

Ajo nuk i kishte përmbushur pritjet që kishte ETH për trajtimin e doktorantëve nga një kuadër i tillë i lartë, përcjell albinfo.ch. Po ashtu profesorersha nuk kishte treguar kulturën që pritej nga ajo në një univesritet si ETH. Është dëshmuar se ajo i ka fyer dhe poshtëruar kandidatët për doktoraturë, të cilët e kishin atë mentore.

Universiteti ETH është prej shumë vitesh në pothuaj të gjitha rangimet, univesrsiteti numër një në Evropë dhe njëri ndër top 10 deri 20 universitetet e botës.