Feja
Universitetet zvicerane do të arsimojnë imamë
Universitetet dhe shkollat e larta të Zvicrës duhet të marrin iniciativë që së bashku me komunitetin islam të ndërtojnë struktura konkrete për arsimimin e imamëve
Në universitetet e Zvicrës në të ardhmen do të mund të përgatiten teologët islamikë, gjegjësisht imamët. Këtë vendim e kanë marrë të enjten përfaqësuesit e shkollave të larta, të administratës federale dhe të bashkësive fetare myslimane në një konferencë të mbajtur në Bernë.
Në bazë të këtij vendimi, universitetet dhe shkollat e larta të Zvicrës duhet të marrin iniciativë që së bashku me komunitetin islam të ndërtojnë struktura konkrete për arsimimin e imamëve. Kështu ka deklaruar Antonio Loprieno (në foto), kryetar i konferencës së rektorëve të universiteteve të Zvicrës. Ai është njëherësh edhe përgjegjës në një grup pune prej dhjetë vetash, i cili me këtë çështje merretr që nga fundi i vitit 2010. Në këtë grup përfaqësohen universitetet, autoritetet federale dhe myslimanët.
“Detyra kryesore e grupit është që të krijojë një bazë debati për të gjithë pjesëmarrësit”, ka thënë për agjencinë e lajmeve sda, Michele Galizia nga qendra për luftimin e racizmit. Pjesëtarët e grupit, sipas saj, kanë zhvilluar takime njëherë në tre muaj me ç`rast kanë shprehur qëndrimet e tyre personale dhe jo të organizatave që përfaqësojnë. Kjo ecuri, ka shtuar ajo, mundëson që temat e shtruara për debat të trajtohen në mënyrë të hapur dhe shkencore. Për vendime konkrete është ende herët, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës