Feja
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
Unioni i Bashkësive Islame Shqiptarë në Zvicër (UBISHZ) njofton komunitetin mysliman shqiptarë që jeton dhe vepron në Zvicër se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, respektivisht të premten më 15.06.2018, përcjell albinfo.ch.
Të nderuar vëllezër dhe motra
Fitër-Bajrami është një mundësi e madhe që në familjet tona të përhapim mëshirën, dashurinë, respektin dhe lumturinë. Le të jenë urimet tona gëzim i shpërndarë për njëri-tjetrin, për vëllezërit dhe motrat tona, për shokët dhe miqtë tanë.
Urimin e Bajramit të Ramazanit e përcjellim, në radhë të parë te myslimanët në Zvicër, pastaj për të gjithë ata myslimanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet fqinje, për myslimanët tanë shqiptarë në vendlindjet tona dhe për të gjithë botën mbarë myslimane.
Allahu ynë na e mundësoftë që të jetojmë në paqe dhe dashuri! Edhe njëherë gëzimi dhe hareja qofshin me ju, me familjet dhe miqtë tuaj!
Me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!
Mehas Alija
UBISHZ
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor