Bota

Uniformat e vajzave tifoze i dhurohen muzeut amerikan Smithsonian

Një mori gjësendesh të trashëgimisë së kulturës amerikane i janë dhuruar muzeut Smithsonian të Historisë amerikane. Në mesin e gjërave më të vlefshme janë dy uniforma të vajzave që udhëhiqnin grupin e tifozëve të Dallas Cowboys.

Këto dy uniforma do të jenë pjesë e ekspozitës së përhershme. Njëra prej dy uniformave është version i viteve 80-a të krijuara nga Levita Crager, me ngjyrë të kaltër dhe çizme të bardha, e cila u përdor për lojërat e Ligës profesioniste amerikane të futbollit atë kohë, përcjell albinfo.ch.

Versioni tjetër i uniformës, i krijuar nga Lisa Dobson, është e sezonit 2011, e cila ka stil më shumë perëndimor. Charlotte Jones Anderson, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive dhe shefe e brendit, ka prezantuar uniformat në muze, e shoqëruar nga disa prej vajzave tifoze aktuale. Ajo tha se nuk ka fjalë që do të përshkruanin vlerën e këtyre uniformave, ngase janë më shumë se ikonike.