Lajme
UNICEF: Mbi 13 mijë fëmijë të vrarë në Gaza
Më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor, sipas Drejtoreshës Ekzekutive të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell.
“Mijëra janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë në prag të urisë”, tha ajo gjatë një konference për shtyp në Nju Jork, transmetkn euronews përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë të veçantë, Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave tha se “një fëmijë lëndohet ose vdes çdo 10 minuta” në Gaza. Deklarata shtoi se më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, dhe 6,000 prej tyre lanë pas 19,000 fëmijë jetimë.
Specialistja e komunikimit e UNICEF-it Tess Ingram, e cila së fundmi vizitoi Gazën, tha gjatë një konference shtypi në Gjenevë të martën se ajo që e goditi ishte numri i fëmijëve të plagosur që pa.
“Jo vetëm në spitale, por në rrugë, në strehimoret e tyre të improvizuara, duke vazhduar jetën e tyre tashmë të ndryshuar përgjithmonë,” tha ajo.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind