Lajme

UNICEF: Fotografia më e mirë e vitit 2019

Fotografi gjerman Hartmut Schwarzbach në Filipine, u cilësua si më i miri në 2019 nga UNICEF

Fotografia e titulluar “Fëmijët, mbeturinat dhe vdekja”, e shkrepur nga fotografi gjerman Hartmut Schwarzbach në Filipine, u cilësua më e mira në 2019-ën nga UNICEF-i. Ajo përshkruan fëmijë të zbathur duke mbledhur mbeturina nga një port në lagjen Tondo të Manila. Në atë mënyrë ata gjejnë sende që mund të shesin dhe fitojnë 90 centë në ditë.

Tondo është getoja më e madhe e të varfërve në vend, ku 70,000 njerëz jetojnë një kilometër katror në shtëpi pa ujë dhe energji elektrike, të ekspozuar ndaj infeksioneve të ndryshme.

Fotografia tregon për luftën për mbijetesë të fëmijëve dhe përshkruan tri tragjedi të kohës sonë: varfërinë, ndotjen e mjedisit dhe punën e fëmijëve, UNICEF shpjegoi vendimin e saj.