Bota
UNICEF: Dhuna ndaj fëmijëve, nivele tronditëse gjatë vitit 2017
Fondi Ndërkombëtar i OKB-së për Fëmijët ka publikuar një raport, ku thuhet se shkalla e sulmeve ndaj fëmijëve në zonat e konfliktit në botë ka arritur nivele tronditëse në vitin 2017.
Në një raport të ri, UNICEF-i tha se kishte shpërfillje të ligjeve ndërkombëtare të hartuara për të mbrojtur grupet më të rrezikuara.
Në Republikën e Afrikës Qendrore, fëmijët janë vrarë, përdhunuar, rrëmbyer dhe rekrutuar nga grupet e armatosura, gjatë rritjes dramatike të dhunës. Militantët e grupit terrorist “Boko Haram”, kanë detyruar të paktën 135 fëmijë në Nigeri dhe Kamerun, që të kryejnë sulme vetëvrasëse, pothuajse pesë herë më shumë se në vitin 2016, përcjell albinfo.ch.
Fëmijët myslimanë Rohingya në Myanmar pësuan dhunë tronditëse dhe të shpeshtë, pasi që u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
E, në Sudanin e Jugut, më shumë se 19,000 fëmijë u rekrutuan në forcat e armatosura dhe në grupe tjera të armatosura.
Raporti thotë se në disa vende, fëmijët e rrëmbyer nga grupet ekstremiste pësojnë abuzim të mëtejshëm kur ata u dorëzohen forcave të sigurisë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?