Lajme

UNESCO ndihmon Marokun në vlerësimin e dëmit kulturor

Agjencia kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka thënë se do të ndihmojë Marokun të vlerësojë dëmet në vendet e trashëgimisë dhe të hartojë një strategji riparimi.

Qyteti i vjetër i Marrakeshit, i cili pësoi dëme të rënda nga tërmeti i së premtes, është vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Kreu rajonal i UNESCO-s, Erik Falt, deklaroi se ishte i nevojshëm një plan për rindërtimin e aseteve kulturore të dëmtuara, shkruan albinfo.ch.

Ky qytet është qendra kryesore për turizmin në Marok, teksa planifikonte të priste 13 milionë vizitorë në vitin 2023.

Ndryshe, tërmeti i së premtes në vend la të vdekur mbi 2 mijë persona.