Lajme
UNESCO kërkon futjen e Venecias në listën e vendeve të rrezikuara
UNESCO propozon përfshirjen e Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik. Sipas një vendimi të bërë publik sot, autoritet nuk kanë marrë masa për të parandaluar përkeqësimin e zonës, veçanërisht për shkak të turizmit masiv dhe ndryshimeve klimatike.
“Zhvillimi i mëtejshëm (i Venecias), efektet e ndryshimit të klimës dhe turizmi masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në vlerën e jashtëzakonshme globale të vendit,” vëren Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Zgjidhja e këtyre problemeve “të vjetra, por urgjente” pengohet nga mungesa e një vizioni strategjik të përbashkët global si dhe koordinimi i ulët i autoriteteve lokale dhe kombëtare italiane, vazhdon Qendra e Trashëgimisë Botërore, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Shtimi i Venecias në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik do të kërkojë miratimin e shteteve anëtare të pranishme në një takim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që do të mbahet nga 10 deri më 25 shtator në Riad, Arabi Saudite.
Venecia, një qytet italian i ndërtuar mbi një grup prej 118 ishujsh të vegjëli ndarë me kanale dhe i bashkuar me ura, u themelua në shekullin e 5-të. Venecia u shtua në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në 1987.
Venecia është një nga qytetet më të vizituara në botë. Në periudhat e pikut, 100,000 turistë kalojnë natën atje, përveç dhjetëra mijëra vizitorëve që e vizitojnë çdo ditë.
Venecia shpreson se përfshirja e saj në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik “do të çojë në mobilizim më të madh të aktorëve vendas, kombëtarë dhe ndërkombëtarë”.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme