Gruaja
“Unë kam, ju keni, ne kemi, edhe ti ke faj”
Shoqata CréAction Geneva është e angazhuar për barazinë ndërmjet meshkujve dhe femrave përmes vetëdijesimit dhe veprimeve konkrete në terren. Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave, ne jemi të lumtur t'ju paraqesim punën tonë përmes një video.
Ju ftojmë ta shpërdani atë! Kosova është një vend i cili përballet me çështje shumë problematike të punësimit. Shkalla e papunësisë tejkalon 45%. Situata është edhe më alarmante për të rinjtë (15-25 vjeç) ku normat arrijnë në 60%. Ne kemi vendosur t’i analizojmë këto shifra përmes perspektivës së gjinisë. Kosova përbëhet nga 1,798,506 banorë (2019), 51% e të cilëve janë meshkuj dhe 49% janë femra.
Pra, nuk ka ndonjë veçanti gjinore demografike në këtë vend. Sidoqoftë, kur shikojmë statistikat e popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç) numrat na detyrojnë të jemi të vëmendshëm. Nga 341,014 persona që janë të punësuar, vetëm 25% e tyre janë femra. Për të rritur shanset e tyre për të gjetur një vend pune, kosovarët zgjedhin të vazhdojnë studimet e tyre në një nivel terciar (universitete, ose shkolla politeknike). Shanset për të gjetur një vend pune për meshkuj që mbarojnë universitetin rriten ndjeshëm, nga 18% në 48%.
https://www.facebook.com/creactiongeneve/videos/141684397117753/?t=19
Sa i përket femrave, shanset shkojnë vetëm në 1 % (nga 13% në 14%). Statistikat që lidhen me punësimin janë simptoma të dukshme të raportit të shoqërisë kosovare me femra. Në fakt, puna shtëpiake e siguruar nga kjo vlerësohet shumë pak. Në shumicën e rasteve, gruaja kujdeset për familjen, fëmijët, prindërit dhe shpesh edhe prindërit e bashkëshortit. Këto detyra u janë kushtuar sistematikisht grave.
Gratë mbajnë shumicën e kohës këto përgjegjësi dhe janë prodhuesit kryesorë të politikave sociale në vend, kur ky rol duhet të merret kryesisht nga shteti. Natyrisht, përmirësimet mbeten të bëhen në të gjithë botën. Ky problem nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën, por është mjaft i përhapur dhe ende nuk është i trajtuar aq sa duhet.
Gruaja mbetet një nënë me përqindje të plotë, pavarësisht nga përqindja e saj në punë.
Unë kam, ju keni, ne kemi, ju keni faj #edhetikefaj
Falënderojmë përzemërsisht ata që e bënë të mundur këtë projekt. Aktoret që pranuan të xhironin këtë video në mënyrë vullnetare: Naxhie Buçinca dhe Anika Salihu si dhe “Umbrella Group” për editimin të mrekullueshëm të këtij projekti
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës