Koronavirusi: çast pas çasti

UNDP i dhuron Kosovës 3,000 teste për koronavirus

Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) i ka dhuruar Departamentit të mikrobiologjisë molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë 3,000 komplete testimi për zbulimin e koronavirusit.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

UNDP i dhuron 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dhuroi sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e COVID-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës. Kompletet për testim ia dorëzoi Ass. Dr Xhevat Jakupit asistentja e Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së, Valbona Bogujevci.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë, duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat.

UNDP është fuqimisht e përkushtuar për një partneritet të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe ne besojmë që së bashku jemi më të fuqishëm në luftën kundër COVID-19.
Në ditët dhe javët e ardhshme, UNDP në Kosovë, së bashku me Agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerë të tjerë të zhvillimit do të vazhdojnë të kontribuojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës, përcjell Albinfo.ch.