Kuriozitete

“Unaza e zjarrit”: Vendet që goditen nga tërmetet dhe vullkanet!

“Unaza” shtrihet përgjatë një harku prej 40,000 kilometrash nga kufiri i Pllakës së Paqësorit, në pllaka më të vogla si ajo e Detit në Filipine, deri te Pllaka Cocos dhe Nazca në buzë të Oqeanit Paqësor. Njerëzit më të rrezikuar nga shpërthimet vullkanike dhe tërmetet jetojnë në vendet që shtrihen përgjatë Unazës së Zjarrit, duke përfshirë Kilin, Japoninë, bregdetin perëndimor të SHBA-së dhe kombe të tjera ishujsh, përfshirë ishujt Solomon në bregdetin perëndimor të Amerikës së Veriut dhe Jugut.

Si shkaktohen tërmetet?

Tërmetet paraqesin lëshimin e energjisë nga brendësia e Tokës, ku është ruajtur sasi e madhe e nxehtësisë. Nxehtësia i shtyn pllakat të lëvizin. Kur dy pllaka lëvizin kundër njëra-tjetrës dhe prodhojnë fërkime, kjo bën që të krijohet energji. Kur kjo energji lëshohet, ajo shkakton një tërmet.

“Duhen dhjetëra-mijëra vjet që energjia të krijohet, por vetëm disa sekonda për t’u çliruar”, tha Hongfeng Yang, një sizmolog në Universitetin Kinez të Hong-Kongut.

Pllakat tektonike zakonisht lëvizin mesatarisht disa centimetra çdo vit, por kur godet një tërmet, ata mund të lëvizin disa metra në sekondë.

Cilat janë vendet që ndodhen në atë që njihet si Unaza e Zjarrit, ku tërmetet janë thuajse të përditshme? Ato janë: Kili, Meksika, SHBA-ja, Kanadaja, Antarktida, Rusia, Japonia, Filipinet, Zelanda e Re, Indonezia, Peruja, Tajvani, Guatemala, Ekuadori, Kosta Rika, El Salvatori, Panamaja, Kolumbia, Nikaragua, Bolivia, ishujt Samoa, Singapori, Palau, Mikronesia, ishujt Solomon, Fixhi, Malajzia.