Muzikë
Ulqini pjesë e „Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri“
Aktivitetet e „Javëve të Kulturës Shqiptare“ kanë zgjuar interesim të madh të publikut shqiptarë dhe të huaj në Austri.
Pas ekspozitës „Künstler bauen Brücken“ mes artistëve shqiptarë dhe austriakë, „Javët e Kulturës…“ janë duke vazhduar me aktivitete të tjera të ndryshme dhe të llojllojshme.
Në restorantin „Kastaniengarten“ në Schwechat, pak kilometra larg Vjenës, të dielën, më 7 nëntor, pritet të mbahet një mbrëmje muzikore me këngë të zgjedhura burimore shqiptare.
Më këtë rast të pranishmit do t’i argëtojë kantautori i njohur nga Ulqini, Suad Mehmeti me bendin “Djemtë e Ulqinit“.
„Duke qenë se „Javët e Kulturës“ gjithnjë kanë pasur si mision që të mbledhin afër vetës vlerat kulturore, artistike dhe muzikore nga të gjitha trevat shqiptare, nuk do të kishte si të mbetej anash edhe pjesa e çmuar e trevave tona, siç është Ulqini ynë i dashur. Prandaj, jemi të lumtur që përmes zërit të kantautorit Suad Mehmetit dhe muzikë nga „Djemtë e Ulqinit“ t’i kemi pjesë të Javëve të Kulturës“, thotë për albinfo.at, Januz Saliuka, kordinator i këtij aktiviteti.
Javët e Kulturës Shqiptare në Austri organizohen nga Këshilli Koordinues i Shqiptarëve Shqiptare në Austri.
Platforma albinfo.at dhe albinfo.ch është sponzor medial i të gjitha aktiviteteve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?