Shkurt.ch

Ulje dramatike e Boeing 747 në Londër

Aeroplani "Virgin Atlantik", i cili të hënën kishte mbetur disa orë në ajër për shkak të defektit në rrota, arriti të aterronte me sukses në Londër

 Ulja megjithatë ishte jo e lehtë. Boeing 747 ka arritur t’i lëshonte rrotat dhe të aterronte pa u lënduar askush në bord. Aeroplani nga Londra për në Las Vegas kishte shetitur mbi Londër derisa ekspertët ishin duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë që Boeing 747 të ulet në mënyrë të sigurt pa një rrotë.

Një zëdhënës në aeroportin Gatwick ka konfirmuar shkurtimisht se avioni po bënte ulje emergjente për shkak të “problemit të vogël teknik”. Në aeroport rreth 20 automjete të emergjencës ishin duke pritur avionin, por për fat të mirë nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje të shpëtimit.