Uncategorized
Ulje 14 % e çmimeve të 100 medikamenteve
BAG është e mendimit se përmes kontrollimit të tashëm të çmimeve të medikamenteve mund të arrihen kursime vjetore prej 60 milionë frangash
Duke filluar nga janari i vitit që vjen, në Zvicër do të ulen çmimet e afër 100 medikamenteve. Zbritja e çmimeve do të jetë mesatarisht 14 për qind. Qeveria Federale në një hap të saj të parë ka bërë shqyrtimin e gjysmës së medikamenteve për serinë e sivjetshme të uljes së çmimeve, shkruan srf.ch.
Shqyrtimi i pjesës së mbetur të barnave do të jetë i përfudnuar brenda dy javëve në vijim, bën të ditur Zyra Federale për Shëndetësi (BAG), transmeton albinfo.ch.
BAG është e mendimit se përmes kontrollimit të tashëm të çmimeve të medikamenteve mund të arrihen kursime vjetore prej 60 milionë frangash.
Por kjo ulje është dukshëm më e vogël se në vitet e kaluara. Në mes të vitit 2012 dhe 2014, federata kishte arritur të kursente falë uljes së çmimeve të medikamenteve të kursente rreth 600 milionë franga.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë Cyrihu kërcënohet nga një mungesë përkeqësimi e fuqisë punëtore që pritet të ndikojë në ekonominë e...
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?
-
Avokatja e Gjenevës u kërkon drejtuesve të mjeteve të kundërshtojnë të gjitha gjobat