Lajme
Ulet shkalla e falimentimeve në Zvicër
Procedurat e falimentimit të hapura ndaj bizneseve dhe individëve u rritën me 6.6% në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas Zyrës Federale të Statistikave (FSO), përcjell albinfo.ch.
Kjo është një rritje më e vogël se midis 2020 dhe 2021 (+9.1%), por megjithatë mbetet e rëndësishme, vëren një njoftim për shtyp i FSO-së të mërkurën. “Në të vërtetë, ky evolucion mbetet dy herë më i lartë se shkalla mesatare e vërejtur në pesë vjetët para pandemisë”, thotë ai.
Numri total i falimentimeve ishte 15009 në vitin 2022. Këto statistika të fundit përjashtojnë shpërbërjen e kompanive për shkak të mangësive organizative.
Kantonet Ticino, Bernë dhe Cyrih shënuan rritjet më të larta, përkatësisht me 323, 222 dhe 183 raste shtesë krahasuar me vitin 2021. Rreth dhjetë kantone panë një rënie të rasteve, duke përfshirë Gjenevën (-55 raste) dhe Vaudin fqinj (-131 raste).
Shuma totale e humbjeve financiare nga procedurat e falimentimit ka rënë ndjeshëm. Me 2.4 miliardë CHF më 2022, u kthye në një nivel të ngjashëm me vitet para pandemisë, sipas njoftimit për shtyp, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










