Tematike
Ulet prognoza për zhvillimin ekonomik të Zvicrës, nga 1.2% në 0.8%
Shkak për këtë ulje të parashikimit është zhvillimi më i vogël se sa ishte parashikuar i ekonomisë botërore, thonë ekspertët e autoriteteve federale

Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) e ka ulur pak prognozën e bërë më herët për rritjen ekonomike të Zvicrës në vitin 2019. Ekonomistët supozojnë tash se ekonomia zvicerane, në fund të vitit do të ketë një rritje prej vetëm 0.8%.
Ndërkohë që jo më larg se në muajin qershor ata kishin parashikuar rritjen prej 1.2%.
Shkak për këtë ulje të parashikimit është zhvillimi më i pakët se sa ishte parashikuar i ekonomisë botërore, thonë ekspertët e autoriteteve federale, duke arsyetuar ndryshimin e prognozës. Kjo, sipas tyre i frenon investimet .
Për vitin 2020 ekspertët presin një “këthjellim” gradual në këtë drejtim, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Seco. Bazuar në parashikimet e tyre, rritja e ekonomisë në vitin që vjen do të jetë 1.7%, shkruan albinfo.ch. Por kjo, me kushtin që të mos ashpërsohet më tutje konflikti tregtar në mes të SHBA-së dhe Kinës.
Sipas Seco-s, sa u përket investimeve në ndërtim, edhe më tutje duhet pritur zhvillim të ngadalshëm. Nga ana tjetër, ekspertët e Seco-s presin një vazhdim të rritjes së moderuar të konsumit, të konstatuar nga gjysmëvjetori i parë i vitit, të shoqëruar nga një gjendje ende e volitshme e tregut të punës.
Gjatë vitit 2019 punësimi pritet të ketë një vazhdimësi të rritjes solide, kryesisht në sektorin e shërbimeve ndërsa shkalla e papunësisë do të ketë një mesatare vjetore prej 2.3%
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?