Lajme
15% shitje më pak, për 3% ulen çmimet e makinave
Është momenti më i mirë për të blerë makinë dhe më i keq për ta vënë në përdorim. Çmimi i mjeteve të transportit ka rënë këtë vit deri në 3% në muajin korrik, ndryshe nga pjesa tjetër e mallrave në treg.
Arsyet lidhen me rënien e kërkesës, ku vetëm në 6-mujorin e parë në gjithë Europën janë shitur 15% më pak makina se vitin e kaluar.
Rritja e cmimit të karburanteve, mirëmbajtja e makinës, pa përfshirë këtu produktet ushqimore dhe shpenzimet e tjera, kanë sjellë një situatë të ngjashme edhe në tregun shqiptar.
Prodhuesit e makinave tregojnë se në 6-mujorin e parë kanë reduktuar numrin e mjeteve që kanë nxjerrë në shitje, ku përjashtim bëjnë vetëm Honda dhe Hyndai.
Situatë e ngjashme në tregun e makinave u regjistrua edhe në vitin 2020, ndërsa përpos kërkesë-ofertës, ndikim në rënien e prodhimit dhe shitjeve e makinave me lëndë djegëse ka dhënë edhe konkurrenca e makinave elektrike, të cilat në tregun shqiptar përbëjnë vetëm 1 % të totalit./Euronews
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën