Shqipëria

Ulen me 1,5% çmimet e mallrave të importit në Shqipëri

Instituti i Statistikave  i Shqipërisë ka publikuar raportin për “Indeksin e Çmimeve të Importit”, në të cilin thotë se  “Indeksi i Çmimeve të importit u ul me 1,5 % në tremujorin e katërt 2018 në krahasim me tremujorin e katërt 2017,e  gjithashtu u rrit me 0,6 % krahasuar me tremujorin e tretë 2018-së”. 

Sipas INSTAT, çmimet e importit të produkteve në aktivitetet e industrisë përpunuese, e cila zë peshën më të madhe në indeksin e Çmimeve të importit, kanë shënuar ulje me 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Ndërsa ndikim kryesor në këtë rënie e kanë dhënë çmimet e importit të produkteve në aktivitetet ”Përpunimi i produkteve ushqimore”  dhe “Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve P,K,T”, përcjell albinfo.ch

Sipas ekspertëve luhatjet e çmimeve brenda pritshmërive të Bankës së Shqipërisë kanë diktuar zgjerimin e konsumit dhe të investimeve në biznese, trend i cili po vijon edhe gjatë këtij tremujori të vitit 2019.