Kriza në Ukrainë

Ukrainë: Të paktën 18 të vdekur nga sulmi me raketa në qendrën tregtare

Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 18. Rreth 60 persona janë plagosur, gjysma e tyre rëndë, deklarohet nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainë

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kur ndodhi sulmi, më shumë se 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk, transmeton albinfo.ch. Pas goditjes së raketës, ndërtesa është përfshirë nga flakët dhe është djegur në masë të madhe.

Videot treguan se kanë mbetur në këmbë kryesisht vetëm shtylla betoni dhe konstruksione metalike.

Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 18. Kështu shkroi në shërbimin e lajmeve Telegram të martën në mëngjes, guvernatori i rajonit të Poltava, Dmytro Lunin. Rreth 60 persona janë plagosur, gjysma e tyre rëndë, deklarohet nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

36 persona konsideroheshin ende të zhdukur mëngjesin e së martës.

Rusia është dënuar ashpër nga bota pas sulmit me raketa në qendrën tregtare, raporton dpa.de. Pjesëmarrësit në samitin e G7 në Elmau, Bavari e kanë quajtur krim lufte dhe kanë kërcënuar shefin e Kremlinit Vladimir Putin me pasojat.

“Ky sulm i tmerrshëm tregon edhe një herë nivelin e mizorisë dhe barbarizmit për të cilën lideri rus është i aftë” tha kryeministri britanik Boris Johnson në margjinat e samitit të G7.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, në sulm janë përdorur raketa ajër-tokë X-22, përcjell albinfo.ch. Ato janë gjuajtur nga bombardues me rreze të gjatë Tu-22 nga rajoni Kursk i Rusisë, tha ai. (DPO)