Kriza në Ukrainë

Ukraina reagon ndaj deklaratave të Macronit

Deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se Rusia nuk duhet të poshtërohet kanë nxitur reagimin e zyrtarëve ukrainas.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se thirrje të tilla vetëm mund të poshtërojnë Francën dhe çdo vend tjetër që e kërkon atë.
“Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten. Të gjithë më mirë të përqendrohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.

Macron, i cili ka vazhduar dialogun me presidentin rus Vladimir Putin, ofroi të premten të ndërmjetësojë në luftë dhe paralajmëroi kundër poshtërimit të Moskës në mënyrë që të mbajë derën e hapur për një zgjidhje diplomatike.