Kosova

Ukraina pranon kontingjentin e parë të ndihmave nga Kosova

Pakot përfshijnë ndihma mjekësore për spitalin ushtarak

Kontingjenti i parë i ndihmave nga Kosova për Ukrainën ka shkuar në destinacion. Pako e ndihmave përfshin ndihma mjekësore për spitalin ushtarak të Zaporizhias në jug të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.

Kjo pako e ndihmave u nis nga të rinjtë prishtinas ‘Youth Community Project’, në bashkëpunim me ambasadën ukrianase në Tiranë.

Valon Arifi, aktivist i kësaj nisme, ka bërë të ditur përmes një cicërime në Twitter se ka mbërritur kontingjenti i parë me ndihma mjekësore në Ukrainë.

Ai tha se këto medikamente kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak të Zaporizhias në jug të Ukrainës.

“Nga populli i Kosovës te Spitali ushtarak i Zaporizhias në jug të Ukrainës. Kosova qëndron me Ukrainën”, shkroi Arifi.