Kriza në Ukrainë
Ukraina kërkon më shumë ndihmë nga Perëndimi
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Oleksii Makeiev, bëri thirrje për më shumë mbështetje nga Perëndimi për t’u mbrojtur kundër forcave ruse, duke thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore, automjetet e blinduara dhe tanket nevojiteshin menjëherë.
Diplomati përsëriti gjithashtu kërkesën e Ukrainës për avionë luftarakë dhe municione me rreze të gjatë.
Në një intervistë për “Berliner Zeitung”, Makeiev i quajti këto armë shumë të rëndësishme për fitoren e Ukrainës.
“Kievi është i mbrojtur mirë nga sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, por nevojiten më shumë njësi “Patriot” dhe IRIS-T për të mbrojtur pjesët e tjera të vendit”, tha Makeiev.
Makeiev kritikoi hezitimin e disa vendeve për të mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë.
“Fatkeqësisht, qeveritë në vende të ndryshme kanë qenë shumë ngurruese që nga viti 2014, kur Rusia vodhi një pjesë të madhe të territorit tonë, Krimenë dhe Donbasin. Ky hezitim po i kushton jetën njerëzve çdo ditë”, shtoi ai.
Përpara samitit të NATO-s, të planifikuar në korrik, në Lituani, Makeiev kërkoi që Ukrainës t’i jepet garanci për sigurinë dhe një rrugë të qartë për t’iu bashkuar aleancës së mbrojtjes perëndimore.
“Nuk ka garanci më të mirë sigurie për Ukrainën sesa anëtarësimi në NATO. Ukraina tashmë po mbron krahun lindor të NATO-s, dhe është gati të mbrojë të gjithë NATO-n”, tha ai.
I pyetur nëse Ukraina ishte përfshirë në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit natyror “Nord Stream” që shkon nga Rusia në Gjermani, Makeiev tha se nuk ekziston asnjë provë që ukrainasit të jenë të përfshirë.
“Washington Post”, kohët e fundit raportoi se qeveria amerikane kishte mësuar për një komplot sulmi ukrainas nga një shërbimet sekrete evropian, tre muaj para shpërthimeve në shtator 2022.
Hetimet nga transmetuesit gjermanë NDR dhe WDR, dhe gazeta “Süddeutsche Zeitung”, kishin arritur gjithashtu në përfundimin se disa pista të çështjes të çojnë në drejtim të Ukrainës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra