Kriza në Ukrainë

Ukraina kërkon armatime të rënda nga Perëndimi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, u bëri thirrje vendeve perëndimore që të furnizojnë Kievin me armatime të rënda, për të bërë të mundur, siç tha ai, zbrapsjen e forcave ruse.

Komentet zoti Kuleba i bëri të enjten në mbrëmje nëpërmjet një videoje, ku u përgjigjej pyetjeve të ngritura në Twitter.

Ai tha se pozicioni i vetëm ku Rusia është më e mirë se Ukraina është sasia e armëve të rënda që disponon. Sipas tij, pa artileri dhe pa sisteme të shumëfishta të lëshimit të raketave, Ukraina nuk do të jetë në gjendje t’i zmbrapsë forcat ruse.

Zoti Kuleba tha gjithashtu se situata në lindje të vendit, atje ku forcat ruse janë në ofensivë, është edhe më e keqe, sesa e paraqesin banorët e aty.

Ai tha se nëse Perëndimi kërkon vërtet të kujdeset për Ukrainën, duhet ta furnizojë atë me armë sa më parë./VOA