Kriza në Ukrainë

Ukraina ka kërkuar nga G7 50 miliardë dollarë për të mbuluar deficitin buxhetor

Ukraina u ka kërkuar vendeve të G7-ës 50 miliardë dollarë mbështetje financiare dhe po shqyrton gjithashtu emetimin e bonove me kupon 0% për ta ndihmuar atë të mbulojë një deficit buxhetor të lidhur me luftën gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, tha të dielën këshilltari ekonomik i presidentit, Oleh Ustenko.

Duke folur në televizionin kombëtar, Ustenko tha se këto opsione po diskutoheshin në mënyrë aktive, shkruan “Reuters”, përcjell tutje albinfo.ch.