Kriza në Ukrainë

Ukraina jep shifrat e fëmijëve të vrarë nga Rusia

Zyra e Prokurorit të Ukrainës ka bërë me dije se “136 fëmijë janë vrarë deri tani si pasojë e luftës”.

Ndërkohë, theksohet se numri i fëmijëve të plagosur është 199.

Sipas autoriteteve vendase, 64 prej tyre janë vrarë në Kiev, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Sipas raportit të Zyrës së Prokurorit, 570 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet ruse, 73 prej të cilave janë shkatërruar krejtësisht.